Site icon PORTALB

Moska paralajmëron në sulme të mundshme mbi turistë rusë në Tajlandë

Bangkok

Autoritetet tajlandeze konfirmuan se kanë marrë paralajmërim nga Moska, për atë se rreth dhjetë sirianë të lidhur me grupin Shteti Islamik në tetor të këtij viti kanë arritur në Tajlandë me qëllim që të kryejnë sulme mbi shtetas rusë, e para së gjithash mbi turistë.

Policia në Tajlandë, megjithatë kumtoi se tani për tani nuk mund ta konfirmojë praninë e këtyre sirianëve.

Sipas Byrosë tajlandeze për migrim, në tetor në vend kanë hyrë 231 sirianë, prej të cilëve në Tajlandë kanë mbetur vetëm 21 persona, të cilët nuk janë në grupin e personave të dyshimtë.

Mediat tajlandeze të cilët e zbuluan paralajmërimin nga Moska, shkruajnë se Shërbimi federal rus për siguri ka dërguar “porosi urgjente” deri te agjencitë e sigurisë në Tajlandë për arritjen e sirianëve. Në paralajmërimin nga Moska thuhet se ata kanë arritur mes 15 dhe 31 tetorit dhe se udhëtojnë vet.

Më shumë se 1,5 milionë shtetas rusë e kanë vizituar Tajlandën në vitin 2013.

Rusia filloi me bombardimi e pozitave të SHI-së në Siri nga fundi i shtatorit, ndërsa xhihadistët u lavdëruan se në tetor e kanë rrëzuar aeroplanin rus për udhëtarë, i cili u rrëzua në Sinai, me ç’rast jetën e kanë humbur 224 turistë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Exit mobile version