Site icon PORTALB

Bayern interesohet tek ylli i Southampton

Lojtarët e Southamptonit

Lojtarët e Southamptonit

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka shfaqur interesim për anësorin e Southamptonit, Sadio Mane, i cili edhe këtë edicion po vazhdon me paraqitje të mira në Premierligë.

Guardiola e sheh Mane si një zëvendësues të mirë të Ribery dhe Robben, futbollistë këta që viteve të fundit po kanë shumë probleme me lëndimet.

“Unë e njoh Manen nga koha kur ai lunte në Slazburg. Ai është i shpejtë, një lojtar i mirë, por unë nuk jam duke folur për transferimet, unë nuk jam përgjegjës”, u tha ai gazetarëve.

Bayerni nuk do të ketë punë të lehtë, pasi në garë për shërbimet e Manes është edhe Manchester United, skuadër kjo që e kërkoj atë edhe gjatë verës.

Exit mobile version