Brukseli nuk dëshiron ta komentojë propozimin e Van Hojtes për mediumet

Komisioni Evropian, nuk dëshiron të spekulojë për detalet nga bisedimet aktuale për ligjin për mediume”, ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, duke u përgjigjur pyetjes së një gazetarit, se si e komenton propozim-ligjin, të cilin e ka propozuar lehtësuesi belg, Piter Van Hojte, njofton Portalb.

“Vazhdojmë me punën të cilën e bën Bashkimi Evropian, me respekt të plotë të të drejtave dhe standardeve”, ka deklaruar Kocijançiq.

Ajo gjithashtu ka theksuar se Komisioni Evropian po punon bashkë me liderët politik , “të zbatohet implementimi i planit për të cilin vet ata kanë rënë dakord dhe kanë arritur marrëveshjes”.

“Vlerësojmë se implementimi është vendimtar dhe për këtë arsye kemi dorëzuar një numër të mjeteve për ta përkrahur implementimin. Puna është në vazhdim. Afatet kohore janë të shkurtra dhe të qarta. Puna duhet të vazhdojë, ndërkaq e njëjta u referohet edhe prioriteteve reformuese, të cilat patjetër duhet të zbatohen për të mirën e vendit”, tha Kocijançiq. /Portalb

Lexo më shumë: Vanhojte prezantoi propozim-ligjin për Agjencinë e mediumeve

Lexo më shumë: Çështja e mediave, vazhdojnë mospajtimet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

Lexo më shumë: Pse partitë politike u frikësohen mediave?

Lexo më shumë: Protesta, Selmani: Duan të vendosin për fatin tonë duke anashkaluar interesat tona (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button