Site icon PORTALB

Shqiptarja mashtron 84 vjeçarin në ShBA, i merr 100 mijë dollarë

Anisa Llega

Një shqiptare është arrestuar dje në SHBA, pasi akuzohet se i ka vjedhur një të moshuari më shumë se 100 mijë dollarë, transmeton oranews.

Sipas policisë, vajza me emrin Anisa Llega e kishte takuar 84-vjeçarin, i cili ishte i ve dhe nuk kishte familje, në restorantin ku ajo punonte.

24-vjeçarja shqiptare ishte afruar me të dhe i moshuari kishte filluar ta paguante që ajo t’i pastronte shtëpinë.

Më pas, tregon policia, Llega kishte filluar t’i kërkonte para për fatura të ndryshme, përfshirë pagesat e makinës apo kredinë studentore.

Madje, Anisa e kishte mashtruar 84-vjeçarin duke i thënë se kishte tumor në tru dhe për operacionin i duheshin 30 mijë dollarë.

Në kohën kur ajo gjasme ishte në operacion, kishte udhëtuar drejt Majemit për pushime, shkruhet në mediat amerikane.

Policia e kuptoi skemën e mashtrimit të Anisës, kur një i njohur i të moshuarit kontaktoi me autoritetet.

24-vjeçarja shqiptare do të sillet në Gjykatën e Qarkut Kembrixh ditën e sotme.

Exit mobile version