Site icon PORTALB

Të famshmit shqiptarë emra hebrenjë për fëmijët e tyre (Foto)

Të famshmit shqiptarë emra hebrenjë për fëmijët e tyre

Në mediat online janë përcjellë gjithmonë lindjet e fëmijëve VIP dhe krahas gjinisë, një kureshtje të madhe ka pasur edhe për emrin që personazhet e njohura kanë zgjedhur për të sapolindurit.

Disa zgjedhin ta mendojnë shumë më herët emrin e fëmijës, ndërsa disa të tjerë nuk e mendojnë gjatë. Ajo që duhet thënë është se gjatë viteve janë përdorur teknika apo burime të ndryshme frymëzimi për të gjetur emra vajzash apo djemsh, qoftë sipas kuptimit apo tendencës në botë dhe ndër vite.

Interneti dhe faqet e ndryshme të dedikuara e kanë lehtësuar mjaft punën, njësoj edhe si librat apo sugjerimet që ndihmojnë mjaft në kësi situatash. Në një hulumtim të bërë apo edhe nga deklaratat e dhëna nga personazhet e njohura publike në Shqipëri kemi parë se shumë rej tyre kanë dashur që fëmija i tyre të gëzojë një emër me një domethënie të veçantë.

Kështu në një listë emrash, e përzgjedhur nga Anabel.al, nisin me shkronjën “A” ndërsa origjinës së cilës i përkisnin më shumë ishte ajo hebreje.

Nëse vijnë te emrat tipikë shqiptarë, në radhët e fëmijëve VIP të lindur vitet e fundit, duhet thenë se nuk janë shumë të preferuar, pasi vetëm futbollisti Lorik Cana ka zgjedhur një emër të tillë për djalin e tij Bojken.

Anna- vajza e Ardit Gjebreas
Origjina- Hannah, hebreje; Kuptimi- ‘hijeshi/premtim’

Grace- vajza e Aurela Gaçes.
Origjina- latine; Kuptimi- ‘Hiri i Perëndisë’

Joel- djali i Amarda Toskës dhe Ermal Mamaqit.
Origjina- hebreje; kuptimi-‘i fortë/i vullnetshëm’

Alis- vajza e Blendi Fevziu.
Origjina- gjermane; Kuptimi- ‘e denjë/fisnike/e ekzaltuar’

Vivien- vajza e Valbona Selimllarit.
Origjina- latine; kuptimi- ‘e gjallë’

Bojken- djali i Lorik Canës.
Origjina- ilire

Renée- vajza e e Nora Istrefit.
Origjina- franceze; Kuptimi- ‘i/e rilindur’

Ana- vajza e Soni Malajt
Origjina – Maori; Kuptimi- ‘Hijeshi/E qetë/serene’

Ameli- vajza e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt.
Origjina- hebreje; Kuptimi- ‘Shpresë/Pritshmëri’

 

Exit mobile version