Site icon PORTALB

“E Premtja e Zezë”, shitje rekord armësh në SHBA, mbi 185 mijë copë

Armë, ilustrim

Rekord shitje armësh gjatë të Premtes së Zezë në Shtetet e Bashkuara.

Lajmi mësohet nga të dhënat e FBI-së, e cila po kryen verifikime për precedentët e 185.345 personave, 5% më shumë në krahasim me të njëjtën ditë të vitit të kaluar.

Ja si funksionon: për të blerë armë në SHBA është e nevojshme të paraqitet i ashtuquajturi “background check”, një dokument që ka të dhëna personale dhe që dëshmon mungesën e precedentëve penalë.

Megjithatë, numri i certifikatave të kontrolluara nga policia federale, nuk përkon me numrin e shitjeve, që mund të jetë shumë më i lartë.

Exit mobile version