Site icon PORTALB

Mustafa: Jemi të gatshëm në çdo moment të bisedojmë me opozitën

Isa Mustafa

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka marrë pjesë në mbledhjen e 62 të Qeverisë të mbajtur sot lu janë shqyrtuar ligji për agjencinë kosovare të privatizimit ai për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të parakohshme në UP.

Mustafa gjatë kësaj mbledhje ka folur për takimin që ka pasur dje me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, ku ka thënë se ka qenë një takim mjaftë i rëndësishëm.

“Dje kemi pasur një takim të rëndësishëm me Kerryn bashkë me zv/kryeministrin Thaçi dhe Stojanoviq, me të cilin kemi biseduar për gjendjen në Kosovë, për punën që Kosova po bënë për stabilitetin në vend e rajon dhe ato që e preokupojnë Kosovën”, ka thënë Mustafa, raporton Indeksonline.

Mustafa më pas ka theksuar se kanë marrë përkrahje për punën që po e bëjnë në Kosovë si dhe ka falënderuar Kerryn për vizitën e tij në Kosovë si dhe përkushtimin e Amerikës, Thaçit dhe Qeverisë.

“Ne jemi të gatshëm të ulemi në çdo moment të bisedojmë me opozitën dhe të xhindet zgjidhja mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. I bëjë thirrje opozitës të ulemi të diskutojmë në Kuvend. Ne jemi të përkushtuar që të mos ketë më gaz lotsjellës në Kuvend dhe se fotografitë e ditëve të fundit të mbesin në të kaluarën”, ka thënë Mustafa.

Exit mobile version