Site icon PORTALB

Libri “Fillimet e nacionalizmit shqiptar”, nesër promovohet në Shkup

Libri “Fillimet e nacionalizmit shqiptar”

“Fillimet e nacionalizmit shqiptar” nga Nathalie Cleyer

Nesër më 4 dhjetor, në “Gem Klub” ( Kafe Menada Çarshia e vjetër-Shkup), prej orës 18:00-20:00, do të promovohet libri “Fillimet e nacionalizmit shqiptar”, nga Natali Klejer, njofton Portalb.

Në këtë eveniment, ligjërues do të jenë, vet autorja e librit, Nalia Klejer nga Shkolla për Shkencat Shoqërore (EHESS) Paris, Petar Todorov nga Instituti i Historisë Nacionale-Shkup dhe Istanbul Sehir University, Ramadan Ramadani, historian nga Shkupi dhe Shkëlzen Maliqi, publicist nga Prishtina, ndërkaq moderatorë do të jetë Irena Stefoska nga Instituti i Historisë Nacionale-Shkup.

Në veprën “Fillimet e nacionalizmit shqiptar” me qëllim që ta kuptojë procesin e krijimit të idesë për kombin shqiptar dhe nacionalizmin shqiptar të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Klejer bën një pasqyrim të detajuar dhe gjithëpërfshirës jo vetëm të Shqipërisë, por edhe më gjerë të mbarë Ballkanit dhe të Perandorisë Osmane. Vepra në fjalë, deri më sot është përkthyer në gjuhën shqipe, greke dhe turke.

Njoftojmë se ngjarje mund ta ndiqni drejtpërdrejt edhe nga interneti nëpërmjet livestrem-it në këtë link: www.vozivo.mk /Portalb

Exit mobile version