Site icon PORTALB

Njeriu është e vetmja krijesë nuk pranon të jetë ai që është

Njeriu lind , rritet dhe vdes.Valët e jetës janë të pafundme… E vet jeta është një gënjeshtër.Një gënjeshtër që na kthen në një egërsirë e cila nuk pranon të jetë ai që është.Në jetë njeriu është i ngopur me gënjeshtra dhe ndonjëher gjithçka që kemi nevojë është të thuhet një e vërtetë sado e hidhur qoftë shija e saj.E vërteta është zotëruese e lumturisë dhe mbretëron në një jetë të qetë dhe pa telashe.E ndonjëher lind pyejtja përse nuk ka jetë përfekte,të qetë dhe pa probleme?

Përgjigja e vetme është se intrigat,mashtrimet,thashethemet dhe përgojimet e krijuara nga mendjet e vogla të njerëzve janë arsya e vetme pse njeriu asnjëherë nuk mund të jetoj një jetë plotësisht të lumtur apo të qetë…
Njeriut gjithmonë do ti mungoj diçka ose nëse nuk do ti mungoj asgjë,në një mënyrë apo tjetrën nuk di të kënaqet me vetveten apo me fatin e vet…Por jetë përfekte nuk ka e as nuk do të ketë kurrë,lumturia që zgjat përgjithmonë nuk ekziston.Çdo gjë ka kufi,kufiri i jetës është vdekja,e njeriu është krijesa më lakmitare,i pasuri nuk ngopet kurrë me pasuri kurse i varfëri përher do të jetë i ngopur me lot dhe vuajtje.E në fund dheu do të jetë i barabartë  për të gjithë.Por përsëri njeriu nuk do të jetë i kënaqur me veten e arsyeja më e madhe është se nëse çdo gjë ka fundin e vet,dëshirat e njeriut nuk kanë fund asnjëherë.

Autorja është nxënëse pranë shkollës së mesme “CVETAN DIMOV”.

Exit mobile version