Site icon PORTALB

Moska do jetë ‘e vogël’ për muslimanët (VIDEO)

Fajla e namazit të Bajramit, Moskë 15 tetor 2013

Fajla e namazit të Bajramit, Moskë 15 tetor 2013

Dhjetëra mijëra muslimanë kanë vërshuar rrugët e Moskës për ta falur namazin e Bajramit. Në këtë qytet jetojë rreth 2 milion muslimanë, ndërsa nga viti në vit numri i tyre shtohet, shkruan Zëri i Amerikës. Edhe vitet e kaluara ata janë falur jashtë xhamive as shiu dhe bora nuk i kanë ndaluar. Xhamia qendrore në Moskë është zgjeruar dhe janë ndërtuar minare të reja. Në këtë qytet ka katër xhami të mëdha.

“Kërkojmë dhe xhami të tjera, nëpër mëhalla më të vogla është shumë e nevojshme të kemi xhami” thotë për ZA, Abdul Bari Sultanov, një musliman nga Tatarstan-i. Ai thekson se përderisa ndërtohen kisha të reja, xhamitë shumë pak marrin leje ndërtimi.

“Është një politikë diskriminuese ndaj muslimanëve” thotë Xhemali, një tjetër musliman. Lutjet u bënë edhe në xhamitë e tjera, ndërsa 4 mijë polic u kanë ofruar mbrojtje xhematit. /Portalb

 

 

Exit mobile version