Site icon PORTALB

Ja qëndrimi i NATO-s për Maqedoninë

NATO

NATO

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s kanë dal më një deklaratë publike dhe kanë riafirmuar angazhimin e strukturave euroatlantike për angazhimin e tyre, siç thonë, të “Politikës së Dyerve te Hapura”, raporton Portalb.

Portalb më poshtë ju sjellë qëndrimet e Ministrave të jashtëm të NATO-s në raport me politikat e Maqedonisë dhe obligimet që duhet t’i plotësojë në vazhdim:

Ne ritheksojmë angazhimin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë ndaj integrimeve euroatlantike. Vlerësojmë kontributin e saj në operacionet tona dhe angazhimin e saj përgjatë procesit.

Ne riafirmojmë vendimin tonë të bërë në Samitin e Bukureshtit më vitin 2008, të përsëritur edhe në Samitet e mëvonshme të NATO-s, se ftesa për IRJM-në do të vazhdojë të jetë e hapur, dhe sapo të arrihet një zgjidhje e pranueshme për çështjen e emrit ne do të vazhdojmë t’i intensifikojmë përpjekjet drejt qëllimit.

Shprehim shqetësim mbi zhvillimet  e fundit politike në vend, u bëjmë thirrje të gjitha palëve për ta respektuar dhe për të vazhduar Marrëveshjen e qershor-korrikut (Përzhinos); mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe fer vitin e ardhshëm, të cilat ne do t’i ndjekim prej afër. Ne inkurajojmë përkushtim në kompromis politik dhe reforma, dialog politik, sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe pavarësinë e mediave. Ne gjithashtu vazhdojmë të inkurajojmë përpjekjet për të ndërtuar shoqëri multietnike të bazuar në implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Ne inkurajojmë përpjekje të mëtutjeshmë për të zhvilluar marrëdhënie të mira ndërfqinjësore. /Portalb

LEXO MË SHUMË: Duhet t’i ndërpresim relacionet me Rusinë që të aderojmë në NATO

 

Exit mobile version