Site icon PORTALB

Sekretari shtetëror, Ipçja: Deri në vitin 2017 Kërçova do të bëhet me spital të ri

Foto nga ngjarja, e siguruar nga BDI

Një delegacion i Bashkimi Demokratik për Integrim, i udhëhequr nga Sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, Nasuf Ipçja, sot vizitoi Spitalin e Kërçovës, ku u njoh me procesin e punës së këtij spitali dhe zhvillimin e tij në planin infrastrukturor, kadrovik dhe organizativ.

“Si rezultat i nevojave të qytetarëve të Kërçovës, ne kemi një plan të përbashkët në realizim e sipër, për ndërtimin e Spitalit të ri të qytetit, i cili presim që deri në vitin 2017, të jetë gati për shërbime ndaj pacientëve. Përpos ndërtimit të kësaj godine të re shëndetësore, ne kemi një plan për investime edhe në infrastrukturë, në aparate medicinale, si dhe në punësime të personelit shëndetësor dhe ndihmës në Spitalin e qytetit dhe në Shtëpinë e Shëndetit të Kërçovës”, theksoi sekretari Ipçja.

Exit mobile version