Site icon PORTALB

Në Detin Egje gjatë vitit 2015 janë mbytur 185 fëmijë të refugjatëve

Refugjatët

Në vitin 2015, në Detin Egje ndërmjet Turqisë dhe Greqisë kanë humbur jetën 185 fëmijë të refugjatëve.

Ky informacion u publikua nga Fondi Ndërkombëtar i Emergjencave të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) i cili pretendon se numri i fëmijëve të mbytur përbën30 për qind të numrit të përgjithshëm (590) të të mbyturve në Detin Egje.

Në shtator të këtij viti opinion botëror e kanë tronditur pamjet e fëmijës sirian, Aylan Kurdi i gjetur në brigjet e bregdetit turk të Bodrumit. Që nga atëherë, sipas zëdhënëses së UNICEF-it, Sarah Crowe, vetëm në tetor në Detin Egje janë mbytur 90 fëmijë.

Një nga pesë vogëlushët e mbytur mesatarisht është deri dy vjeç, gjë e cila sipas UNICEF-it, është pesë përqind e rasteve të fëmijëve të mbytur të moshës deri dy vjeçare. Numri më i madh i fëmijëve të refugjatëve, të cilët tragjikisht kanë humbur jetë në Detin Egje janë nga Siria, Afganistani dhe Iraku, dhe kanë qenë të moshave deri 12 vjeçare.

Refugjatët nga Lindja e Mesme dhe veriu i Afrikës nëpërmjet Detit Egje dhe Mesdheut tentojnë të mbërrijnë në Evropë e cila aktualisht përballet me valën më të madhe refugjatësh që nga Lufta e Dytë Botërore. Mijëra prej tyre çdo ditë mbërrijnë në Evropë, ndërsa rritet edhe numri i refugjatëve të cilët humbin jetën në Mesdhe duke udhëtuar në varka dhe anije të tej mbushura dhe në kushte jo të mira të motit.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) që nga fillimi i vitit në Mesdhe kanë humbur jetën 3.563 persona, prej të cilëve 589 në Detin Egje.

Exit mobile version