Site icon PORTALB

Benzema flet për rastin Valbuena

Benzema - Valbuena

Benzema - Valbuena

Karim Benzema e ka thyer heshtjen mbrëmë në një televizion francez. Sulmuesi i Real Madridit ka folur për të parën herë publikisht lidhur me skandalin shantazhues me Mathieu Valbuena.

“Ky është një keqkuptim i madh mediatik që më pas mori përmasa më të mëdha. Unë nuk ja bëra atë Valbuenas sepse ai është mik i madh për mua. Shpresoj se do të vetëdijësohet sepse unë s’ja kam bërë atë. Nëse mua do të më kërkoj ndonjë zyrtar i lartë i Federatës apo trajneri që të mos luaj për Francën, atëherë unë do ta bëj këtë por se do të ishte një vendim i padrejtë” ka thënë Benzema.

Exit mobile version