Site icon PORTALB

Emigrantët ekonomik vazhdojnë me protestat

Refugjat

Në vendkalimin kufitar greko-maqedonas edhe sot kanë vazhduar protestat e emigrantëve ekonomik, të cilët prej dy javësh qëndrojnë të bllokuar në “tokën e askujt” dhe nuk u lejohet hyrja në territorin e Maqedonisë, njofton Shenja.

Bëhet fjalë për qindra emigrant nga Maroko, Algjeria dhe Pakistani të cilët kanë mbetur mes kufijve pas vendimit të politikanëve evropianë që të filtrohen migrantët dhe tu lejohet hyrje vetëm atyre që vijnë nga konfliktet e Sirisë, Afganistanit dhe Irakut, pasi sipas tyre, me këtë vendim merren masa parandaluese në drejtim të menaxhimit sa më të mirë të gjendjes me fluksin në rritje të migrantëve nga vendet e përfshira në luftë, si dhe paraqitjes së migrantëve ekonomik nga vendet tjera.

Exit mobile version