Site icon PORTALB

Basha në Durrës: Rama, drama më e dhimbshme e Shqipërisë

Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në Durrës, në garën për kreun e Forumit Rinor të PD-së, ku tha se kjo garë nuk bëhet për shtim radhësh, por për të marrë stafetën.

“Kundërshtarët politikë e njohin shumë mirë forcën e forumit rinor, kur ai është i bashkuar dhe i vendosur për t’i shkuar betejave deri në fund. Kjo garë në PD nuk është thjesht një shtim biologjik i radhëve, nuk është dhe nuk mund të jetë vetëm një pararojë logjistike, po ka qënë është dhe përmes sfocimit të strukturave të reja që do të ngrihen që do të jetë stafetmbajtësja dhe përgjegjësja”, tha Basha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se është drama më e dhimbshme për Durrësin dhe të gjithë Shqipërinë.

“Krim- ka hyrë kudo, – u shpreh Basha, – teksa në Durrës udhëheq sipas tij dhe kryebashkiakun Vangjush Dako”.

“Nën kërcënimin e një forme të re diktature, të krimit që sot është veshur me pushtet, është futur në Parlament, në bashki në makinat shtetërore e kudo ku merren vendime për shqiptarët, krimi sot dikton cilat vendime merren e cilat jo. Vangjush Dakon krimi e ka marr peng për orë të tëra dhe ta detyrojë të grisë një vendim të mëparshëm korruptiv, për të firomsur një tjetër vendim korruptiv. Këtu në Durrës krimi janë bërë njësh me pushtetin, terrorizojnë qytetarët, vendosin se kush mund të bëj aktivitetin ekonomik dhe në cilin sektor. Ata vrasin e presin kudo ku shohin se kanë diçka për të marrë e të zhvatur, e bëjnë këtë pa frilkë. Rama është drama më e dhimbshme për Durrësin e për gjithë Shqipërinë. Erdhi në pushtet me një festival premtimesh të bujshme, në pjesë prej të cilave rrezononin me shumë shqetësime të qytetarëve tanë. Ku jemi sot? Ku ndodhet sot Shqipëria? Megaskandalet po plasin ditë për ditë, premtimet janë harruar, sepse në vend që të merremi me pretimet, përditë merremi me zullumet qeveritare”, tha Basha.

Exit mobile version