Site icon PORTALB

Arrest shtëpiak për Fisnik Ismailin

Fisnik Ismaili

Ai ka thënë se do të vazhdoj t’i mbroj interesat e vendit dhe se padrejtësia po bëhet ligj, është shprehur Ismaili.

Postimi i deputetit Ismaili:

“ Edhe pakëz burg e provova. Tash më ka mbetë veç me kcye me parashutë edhe me hypë në Kilimanxharo, edhe kompletohna.

Prej sot mu shqiptue arresti shtëpiak për 30 ditë. Ju falënderoj nga zemra krejt juve që vazhdoni me m’përkrahë, sepse e dini që qëllimi im është i drejtë edhe gjithmonë i mirë. Kam pranue tepër shumë porosi miradie.

Jam betue si deputet që kam me i mbrojtë interesat e vendit tim edhe këtë po besoj se po e baj me tanë qenien time, edhe kur padrejtësia po bahet ligj, e si rezultat mue rezistenca po më bahet detyrë.

Mue munden me m’fëlliqë sa të dojnë. Fytyrën, trupin, emnin, more edhe familjen, por ndërgjegjjen asnjiherë. E përderisa ndërgjegjja ime është e pastër, unë s’kam me u ndalë tuj ba mirë për vendin e njerëzit e mi.

Tash që shteti mujti me m’ba diçka që as Nita s’ka mujtë: me mi shti të dy kambët në një këpucë edhe me më mbyllë në shpi, kush don me m’pa, është i mirëseardhun, jo që nuk ka qenë edhe ma herët, veç unë tuj u rrugavë ma zor me m’zanë”, pashkruar Ismaili

Exit mobile version