Presidenti amerikan Barak Obama i ka bërë thirrje Rusisë dhe Turqisë, të lenë mënanë tensionet pas rrëzimit të avionit rus dhe të fokusohen tek lufta kundër Shtetit Islamik.
Obama zhvilloi një takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdoan në Paris, ku të dy ndodhen për samitin e klimës.
Presidenti amerikan i shprehu mbështetjen Turqisë si partnere e NATO-s, në të drejtën e saj për të mbrojtur sigurinë dhe sovranitetin.
Megjithatë, sipas tij, energjitë e të dyja vendeve duhet të përqëndrohen tek lufta kundër xhihadistëve dhe stabilizimi i Sirisë.
Ai mori garancinë nga presidenti turk, se Ankaraja është pjesë e pandashme e koalicionit ndërkombëtar kundër terrorit.