Site icon PORTALB

Kinë, mund të ketë 575 mijë të prekur nga virusi HIV/AIDS

HIV-AIDS

Hiv-AIDS

Në Kinë mund të ketë 575 mijë persona të cilët jetojnë me virusin HIV/AIDS, thonë të dhënat statistikore në vigjilje të ditës botërore të SIDA-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, lajmëroi të hënën se numri i njerëzve të cilët jetojnë me virusin HIV ka aritur në 575 mijë në tetor nga të cilët 177 mijë vuajnë nga sëmundja e SIDA-s.

Këto të dhëna janë transmetuar në bazë të statistikave të vitit 2015, të lëshuara nga Qendra Kineze për Kontroll të Sëmundjeve.

Përqindja e infektimit nga nëna tek foshnja dhe me anë të gjilpërës janë të vogla thonë autoritetet.

Nga janari deri në tetor të këtij viti janë raportuar rreth 97 mijë raste të reja të HIV-it.

Programi i Kombeve të Bashkuara për SIDA-n, UNAIDS, doli me shifrat se në nivel botëror rreth 15.8 milionë njerëz marrin trajtim mjekësor nga shkaku se janë HIV pozitiv.

Exit mobile version