Nëse BDI bënë kërkesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, PDSH-ja është e gatshme të shkojë në këto zgjedhje. Kështu ka deklaruar Kryetari i PDSH-së Menduh Thaci pas takimit me ambasadorin e BE-së, Aivo Orav.
Thaçi ka thënë se zgjedhjet e parakohshme do të ishin të panevojshme, në kushte kur, siç është shprehur, Qeveria aktuale ka kapacitetet për të zgjidhur çështjet e duhura, sikundër është emri.
“Mirëpo, nëse një kërkesë e tillë bëhet nga BDI, PDSH është e gatshme të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Thaçi.
Orav ka realizuar takim me liderin e PDSH-së pas dorëzimit të Raport-Progresit të KE-së.