Site icon PORTALB

Samsung Galaxy S6 edge shpallet “Pajisja e vitit”

Samsung Galaxy S6 edge

Telefoni inteligjent Android fitoi dy çmime, si “Telefoni më i mirë i vitit” dhe “Pajisja më e mirë e vitit”.

Gjiganti korean “Samsung” fitoi çmimin “Pajisja e vitit” me telefonin inteligjent Galaxy S6 Edge. Pajisja hi-tech e Samsung-ut me ekran të lakuar ka mundur iPhone 6S e Apple-it në ndarjen e çmimeve të Pocket-Lint.

Telefoni inteligjent Android fitoi dy çmime, si “Telefoni më i mirë i vitit” dhe “Pajisja më e mirë e vitit”.

Apple fitoi në kategoritë “pajisja teknologjike që vishet më e mirë e vitit”, me orën e saj Apple Watch, dhe “tableti më i mirë i vitit” me iPad mini 4.

Fituesit janë zgjedhur nga një juri e përbërë nga ekspertë të ndryshëm të teknologjisë, kompanitë teknologjike dhe publiku në përgjithësi. Ndarja e votave ishte 60% nga juria, 30% nga kompaninë teknologjike dhe 10% nga publiku.

Exit mobile version