Site icon PORTALB

Kush do ta zëvendësojë Gruevskin? VMRO dhe Gruevski heshtin

Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski

Nuk ka konfirmim për atë se kush do të jetë në krye të qeverisë së re kalimtare. Edhe pse në opinion dolën emra të caktuar si kandidatë potencialë si ai i Vlladimir Peshevskit, Majk Zafirovskit dhe Mihajllo Manevskit, këto për momentin, nuk janë konfirmuar nga kryeministri Nikolla Gruevski. Gjatë vizitës së paradokohshme në Bardhovcë, Gruevski tha se është duke menduar për zgjidhje kadrovike, por se është ende herët për publikimin e emrave.

Për zgjedhjen e ministrave të brendshëm dhe të punës dhe politikës sociale, u spekulua se këta do të jenë ekspertë, por më pas doli se u vendos për kuadër të ngushtë partiak. E tillë do të jetë edhe zgjedhja e kryeministrit të ri, i cili duhet të vijë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, për arsye se askush nga jashtë nuk do të kishte motiv të jetë kryeministër për tre muaj, kryetar teknik i Qeverisë, tha analisti Sasho Klekovski, transmeton TV 21.

Sipas Naser Ziberit, edhe pse Gruevski nuk do të jetë në krye të Qeverisë teknike, ai si lider i VMRO-DPMNE-s, do të ketë ndikim dhe se edhe më tutje në plan të parë do të jetë politika e partisë së tij

Exit mobile version