Site icon PORTALB

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit me popullin palestinez

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit me popullin palestinez

Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës organizoi marsh në kuadër të Ditës ndërkombëtare të solidaritetit me popullin palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëmarrësit të cilët u mblodhën në Sheshin e ushtarit të panjohur, mbajtën pankarta me mbishkrim “Kërkojmë mbrojtje ndërkombëtare për popullin palestinez”.

Anëtari i zyrës politike të Frontit Demokratik për Çlirimin e Palestinës Ziyad Cargun në deklaratën e tij theksoi se populli palestinez ka nevojë për një mbrojtje ndërkombëtare kundër okupimit. Ai e ftoi OKB-në që të detyrojë Izraelin që të pajtohet me të drejtës ndërkombëtare dhe ta heq embargon ndaj Gazës.

Anëtari i zyrës politike të Partisë Popullore Velid el-Avad theksoi se 68 vjet pas vendimit të copëtimit të Palestinës gjendja në vend është përkeqësuar ndërsa janë shtuar vuajtjet e popullsisë.

“Ka nevojë që në Jerusalem dhe në Bregun Perëndimor të vazhdojë kryengritja dhe të formohet një udhëheqje kombëtare efektive e cila mund të menaxhojë situatën në dispozicion”, tha Avad.

Në vendimin e marrë nga seanca plenare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e mbajtur më 29 nëntor 1977, 29 Nëntori festohet si Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit me popullin palestinez.

Exit mobile version