Të gjithë po prisnin një shitje rekord të albumit të këngëtares britanike, Adele, por askush nuk kishte parashikuar shifrën. Bëhet fjalë për 2.38 milionë kopje të shituara vetëm në Shtetet e Bashkuara.
Deri tani kjo konsiderohet si shifra rekord e shitjeve të një albumi në javën e parë të publikimit.
Përpara Adele këtë rekord, në Shtetet e Bashkuara e mbante grupi i djemve “NSYNC”.
Rekordin Adele e ka thyer edhe në Britaninë e Madhe, ku ka thyer çdo rekord shitjeje në javën e parë, ku numërohen 800 mijë kopje të shitura.
Kënga e saj “Hello” nga Albumi “25” kryeson në shumë vende vende të botës, madje edhe në Kirgizstan, Niger apo Burkina Faso.
Edhe në fqinjin tonë Itali, kënga e saj “Hello” është kryesuese..
“The Guardian” shkruan se 27- vjeçarja është një thesar. Adele, që u rrit në zonat më të varfra të Londrës vetëm nga e ëma, është eksporti më i madh kulturor i Britanisë së Madhe, prej epokës së Bitëllsave.