Gruevski nuk do të ndalet me dy ekrane gjigante që kushtojnë më shumë se 900.000 euro të taksapaguesve, ai ka në plan një televizion të tretë për reklamat e tij, akuzojnë nga LSDM-ja. Partia opozitare maqedonase gjithashtu ka shpalosur edhe dokumentet e të hyrave publike, në të cilat ata i bazojnë akuzat e tyre.
“Ky tender për planifikim se ku do të vendosen ekrani, shpenzon edhe 10.000 euro nga paratë publike. Me këtë, shuma e shpenzuar për ekranet e Gruevskit tani rrumbullakohet në 1.000.000 euro! Nuk dihet nëse ekrani i tretë LED do t’i kushtojë qytetarët më shumë se 500.000 euro, por është e qartë se shuma e përgjithshme do të jetë shumë më e madhe se 1.000.000 euro”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.
Ata shpjegojnë se ekrani i parë i vendosur, qytetarëve u ka kushtuar rreth 340.000 euro, i dyti ka pasur një kosto prej mbi 520.000 euro, ndërsa vetëm instalimin i ekranit të dytë, ka kushtuar 58.000 euro.