Site icon PORTALB

Xhezi britanik do të hap edicionin e 32-të të Xhaz-festivalit të Shkupit

Nis edicioni i 32-të i Jazz Festivalit në shkup

Nis edicioni i 32-të i Jazz Festivalit në shkup

Me performimin e tandemit britaniko-slloven Evan Parker/Zllatko Kauçiç dhe britanikët Get d’ Blesing sonte në Operën dhe Baletin e Maqedonisë do të fillojë Edicioni i 32-të i Xhaz festivalit të Shkupit, i cili do të zgjasë deri më 21 tetor.

Nata e parë i kushtohet xhazit britanik dhe 20-vjetorit të miqësisë së Maqedonisë dhe Britanisë dhe për herë të parë vjen një nga performuesit më të mirë bashkëkohorë të xhazit në botë, saksofonisti Evan Parker. Ai do të performojë me performuesin internacional slloven Zllatko Kauçiç. Grupi i dytë sonte është Get d’ Blesing, i cili viteve të fundit disa herë është shpallur si grupi më i mirë në Angli dhe i përket gjeneratës më të re.

Nata e dytë e festivalit do të jetë, gjithashtu në OBM, dhe do të fillojë me duetin Sidsel Endersen dhe Stian Uesterhaus nga Norvegjia, ndërsa pastaj pason kuarteti amerikan Amberkrombi.

Të shtunën në Sallën universale është premiera ballkanike e projektit “Ballkan fiver” me Vllatko Stefanovskin, Mirosllav Tadiqin dhe Teodisij Spasovin të cilët do të performojnë me Filarmoninë e Maqedonisë nën udhëheqjen e dirigjentit austriak Kristian Jarvi. Të dielën në Sallën universale do të marrin pjesë xhaz-ikona Rosko Miçel me trion e saj dhe xhaz-këngëtarja legjendare Kasandra Uillson me bendin Hariet Tubman.

Nata e fundit e festivalit është më 21 tetor dhe është e rezervuar për borizanin nga Parisi me prejardhje libaneze Ibrahim Maluf, i cili vjen me grup tetëanëtarësh dhe do ta prezantojë projektin e tij “Iluzion”, ndërsa pas tij do të performojë anglezi Dejv Holland, një nga basët më të mirë në historinë e xhazit.

Në terminet e mesnatës do të ketë xhaz-koncerte në Siti holl (ish Hard rok), ku nesër do të performojë grupi i trombonistes dhe kompozitores Reut Regev. Ditën e ardhshme do të marrë pjesë Nikolla Konte Kombo, të dielën borizani Piter Evans me trion e tij Zebulon, ndërsa në natën e fundit në Siti holl do të performojë borizani brazilian Rob Mazurek me projektin “Sao Paullo andergraund”.

Exit mobile version