Site icon PORTALB

Për fitoren ndaj Klitschkos, Fury fitoi 5.6 milion euro

Tyson Fury

Tyson Fury

Mediat britanike kanë zbuluar shumën e fituar nga Tyson Fury pas triumfit ndaj Wladimir Klitschkos Tayson Fury është shpallur kampion i ri i botës në kategorinë e rëndë pasi mundi Wladimir Klitschkon pas 12 raundeve.

Sipas mediave britanike, Fury pas kësaj fitore ka arkëtuar 4 milion funte (5.6 milion euro). Kurse, vlera e përgjithshme e përballjes Klitschko – Fury, besohet se do të shkojë në 30 milionë funte (86 milion euro), pas grumbullimit të të hyrave nga biletat dhe të drejtat televizive.

Boksieri britanik i fitoi titujt botërorë në IBF, WBO e WBA. Kurse, kjo ishte humbja e parë e Klitschkos pas 11 viteve.

Exit mobile version