Site icon PORTALB

​Në pranga 95 aktivistë të Vetëvendosjes

ilustruese

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 95 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë penguar arrestimin e Kurtit.
“Policia ka hasur ne një rezistencë të fortë nga një numër i aktivisteve”, ka thënë Baki Kelani.

Ai ka thënë se në binë është paraqit edhe Albin Kurti i cili ka pasur edhe urdhër arrest.

“Policia ka monitoruar dhe vëzhguar situatën. Policia me njësitet e saja relevante ka ndërmarr masa për ta sjellë zotin Kurtin siç parashihet në urdhërarrest. Policia gjatë kryerjes së detyrës kanë hasur në disa aktivistë të cilët nuk kanë lejuar dhe policia është dashur të intervenojë”, ka thënë Kelani.

Exit mobile version