Site icon PORTALB

Juventusi shfaq interesim për yllin e Dortmundit

Gundogan gjatë stërvitjeve

Gundogan gjatë stërvitjeve

Drejtuesit e Juventusit janë në kërkim të një mesfushor të ri, raporton e përditshmja sportive italiane, Tuttosport.

Sipas kësaj të përditshme kampioni i Italisë ka shfaqur interesim për yllin e Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan.

Reprezentuesi gjerman ka kontratë me Dortmundin deri në verën e vitit 2017. Ai gjatë verës së shkuar ishte objektiv i skuadrave të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Manchester United e të tjera.

Exit mobile version