Site icon PORTALB

Kumanovë, aksident i rëndë: 1 person ka ndërruar jetë, 4 janë plagosur rëndë

MPB shpreh keqardhje ndaj familjeve të viktimave dhe apelon për ulje të tensioneve, mediumeve të përmbahen nga spekulimet dhe mos të nxisin tensione ndër-etnike

MPB

Një person vdiq dhe katër u plagosën rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë vonë, rreth orës 1 pas mesnate, në  Kumanovë.

Siç njofton Ministria e Brendshme, deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë kur një  makinë “Subaru”, drejtuar nga Robi P. (1975), doli nga rruga dhe u përplas me një mur betoni. Kështu R.P vdiq në vend.

Lëndime të rënda morën edhe pasagjerët C.V. (1975), M.M. (1976) I.T. (1987) dhe I.B. (1984). Dy të parët u mbajtën në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ndërsa të tjerët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup.

 

Exit mobile version