Site icon PORTALB

Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë vendoset në Prishtinë (Foto)

Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë vendoset në Prishtinë

Para shtatores së Ismail Qemaili në Prishtinë është vendosur pllaka e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Vendosjen e kësaj pllake e bënë rinia e Partisë Demokratike.

Djali i veprimtarit, Ukshin Hoti, Andini, i cili është zëvendëskryetar i rinisë së PDK-së, ka thënë se qëllimi i kësaj pllakate është që të kujtohen nënshkruesit dhe ata të cilët e sjellën pavarësinë.

Ata do të mbajnë edhe një aktivitet sensibilizues për të kërkuar vendosjen e bustit Adem Jashari në sheshin Adem Jashari në Prishtinë.

Exit mobile version