Site icon PORTALB

Kërçovë, Sela: Unë dhe Memedi do të jemi shërbëtorët e gjithë shqiptarëve

Foto nga ngjarja, e siguruar nga LR-PDSH

Kryetari i Lëvizjes për Reforma-PDSH Ziadin Sela, dje ka marrë pjesë në Kuvendin e Degës së Kërçovës.

“Ky është proces i rikonsolidimit të degëve me qëllim të respektimit të çdo norme statutare dhe përcaktimit për ndërtimin e një demokracie të brendshme partiake”, thuhet në njoftimin e LR-PDSH-së.

“Jemi të gatshëm ta shkrijmë tërë karierën tonë politike për të mirën e shqiptarëve. Unë dhe Vesel Memedi do të jemi shërbëtorët e parë të anëtarëve të Aleancës dhe gjithë shqiptarëve”, theksoi kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela.

Kryetari i sapozgjedhur i degës së Kërçovës Remzi Memedi tha se është një privilegj por edhe përgjegjësi të udhëhiqet me këtë degë.

“Të jesh i pari nuk do të thotë që me çdo kusht je më i miri por kjo do të thotë që ka edhe më të mirë, dhe ky është një privilegj të udhëheqësh me ta”, tha Memedi.

Exit mobile version