Site icon PORTALB

Holandë, Qeveria siguron strehim për refugjatët

Refugjatë

Qeveria holandeze në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe krahinore është bërë pjesë e sigurimit të strehimit për njerëzit që kanë fituar statusin e refugjatit në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kësaj marrëveshjeje, do të sigurohet strehim në objektet për rreth 14,000 refugjatë.

Qëllimi i projektit është që personat që kanë fituar azil mund të largohen nga qendrat e përkohshme të pranimit dhe kështu të lirojnë vendet për mijëra njerëz që vinë në Holandë duke ikur nga konfliktet dhe varfëria në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Autoritetet lokale gjithashtu janë zotuar se në muajt e ardhshëm do të sigurojnë edhe disa mijëra vende për strehim të azilantëve në blloqe të boshatisura afariste dhe ndërtesa të tjera.

Agjencia qendrore holandeze që merret me regjistrimin e azilkërkuesve ka bërë të ditur se numri i tyre deri në tetor të këtij viti, është më i lartë se në vitin 2013 dhe 2014 së bashku. Rreth 47,000 njerëz kanë aplikuar për azil në vitin 2015.

Numri i madh i emigrantëve ka përçarë publikun holandez. Disa kundërshtojnë dhe përmes tubimeve publike shprehin pakënaqësitë e tyre, kurse nga ana tjetër, shumë njerëz holandezë me të gjitha mënyrat bëjnë përpjekje për të ndihmuar refugjatët. Kështu, një organizatë humanitare këtë javë deklaroi se në dy muajt e fundit janë regjistruar më shumë se 10.000 vullnetarë që ndihmojnë emigrantët.

Exit mobile version