Në Nigeri këtë vit është vjedhur naftë me vlerë prej 250 milionë dollarë. Nga korporatat e përbashkëta të prodhuesve të naftës në Nigeri deklarojnë se në gazsjellësin në zonën Lagos dhe Kwara janë vjedhur 500 milionë litra naftë, raporton Anadolu Agency.
Zyrtarët e qeverisë thonë se pas vjedhjes së naftës me vlerë prej 250 milion dollarë janë ata që duan të dëmtojnë ekonominë e vendit. Hetimet rreth këtyre rasteve janë në vijim.
Nigeria është prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë, gjithashtu edhe vendi ku ndodhin vjedhjet më të mëdha. Në këtë vend çdo ditë vidhen rreth 400.000 fuçi nafte.