Site icon PORTALB

Behrami pritet të rikthehet në Seria A

Behrami

Behrami

Gjatë afatit kalimtar të janarit, Valon Behrami ka gjasa të rikthehet në Serie A, aty ku bëri emër si futbollist.

Sipas mediave italiane, Napoli, ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Watfordit, në formë të huazimit.

Behrami është transferuar gjatë verës në Watford pas një sezoni të dështuar në Hamburg. Reprezentuesi i Zvicrës ka qenë pjesë e Napolit në sezonin 2012-2014.

Exit mobile version