Site icon PORTALB

Putin: Turqia ka zgjedhur që të mos kërkojë falje

Erdogan dhe Putin

Në dekadën e fundit, sipas Putinit, Rusia dhe Turqia kanë zhvilluar marrëdhëniet mes tyre, “dhe tani thonë se nuk do të kërkojnë falje. “Çfarë të bëjmë, kjo është zgjedhja e Turqisë”, transmeton Mesazhi.com.

Presidenti rus tha se do të forcohet komunikimi me vendet që kufizohen me Sirinë, me qëllim të përcaktimit të saktë të pozicioneve të opozitës së moderuar dhe shtoi se forcat ruse nuk do të veprojnë në ato rajone.

Ai gjithashtu tha se në rajonin ku u rrëzua avioni ushtarak rus, luftojnë luftëtarët nga Rusia që ju bashkohen terroristëve. Ai shtoi se sulmet ajrore në këtë zonë janë intensifikuar dhe përsëriti se aeroplanët rusë nuk kishin qëlluar autokolonën me ndihma humanitare, duke thënë se në atë kohë në rajonin e sipërpërmendur nuk ka pasur aktivitete të organizatave humanitare.

Presidenti rus rikujton se në Siri nuk ka pasur sistem të mbrojtjes kundër-ajrore aeroplanë deri në momentin që u rrëzua avioni, dhe tha se “as ndërmend nuk u kishte shkuar se do të përjetojnë goditje të tillë, nga një vend të cilin e konsiderojnë aleat. Turqinë ne e konsiderojmë si mik dhe ne nuk prisnim një veprim të tillë. Kjo është arsyeja pse këtë e konsiderojmë si tradhti”.

Nga ana tjetër, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në lidhje me rrëzimin e avionit rus që kishte shkelur hapësirën ajrore turke dje ka thënë: “Nuk jemi ne ata që në këtë rast duhet të kërkojmë falje. Duhet të kërkojnë falje ata që kanë shkelur hapësirën tonë ajrore. Pilotët e forcave tona të armatosura kanë bërë detyrën e tyre”.

Exit mobile version