Site icon PORTALB

Vietnami heq dënimin me vdekje për shtatë vepra penale

Foto ilustrim

­Rishikimi i Kodit Penal mori shumicën në Kuvendin e Vietnamit, që do të thotë se nga 1 korriku 2016, kur ndryshimet hyjnë në fuqi do të shfuqizohet dënimi me vdekje për shtatë vepra penale, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas këtyre ndryshimeve nga dënimi me vdekje do të kursehen veprat penale: Dorëzimi tek armiku, kundërshtimi ndaj rendit kushtetues, prishja e projekteve me rëndësi për sigurinë kombëtare, grabitje, posedim të drogës, kapja me drogë, si dhe prodhimi dhe tregtimi i ushqimit të falsifikuar.

Sipas shtypit vietnamez, dënimi me vdekje që iu është dhënë nëpunësve vietnamez të korruptuar tani do të ndryshohet në burgim të përjetshëm, por në rast se i kthejnë të paktën 75% të parave të fituara në mënyrë të paligjshme. Ndryshimet e ligjit do të kursejë edhe jetën e atyre të moshës 75 vjeçare ose më të vjetër. Shumë organizata ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe disa shtete perëndimore kanë kërkuar nga Vietnami që të shfuqizojë dënimin me vdekje.

Exit mobile version