Site icon PORTALB

Frika e sulmeve, Franca e merr këtë vendim për tifozët

Ligue 1 Francë

Ligue 1 Francë

Në Francë ekziston ende frika e ndonjë tjetër sulmi terrorist pas atyre që goditën Parisin ditë më parë.

Ky fakt ka prekur edhe futbollin pasi Ministria e Brendshme e Francës ka bërë të ditur se në 4 javët e ardhshme ndeshjet e kampionatit ato të Ligue 1 dhe Ligue 2 do të luhen pa tifozë miq.

Në këtë mënyrë fansat e klubeve franceze deri në mes të Dhjetorit nuk do të kenë mundësi të ndjekin nga afër ndeshjet që skuadrat e tyre do të zhvillojnë në transfertë.

Në komunikatën e Ministrisë së Brendshme shkruhet se kampionati do të vazhdojë pa praninë e tifozëve miq pasi qeveria franceze nuk garanton dot numrin e caktuar të forcave të policisë që nevojiten për mbarëvajtjen e udhëtimit të tyre.

Exit mobile version