Site icon PORTALB

Kumanovë, aktorët kërkojnë Shtëpia e Armatës të shndërrohet në Qendër kulturore

Përfaqësues të teatrit shqiptar të Kumanovës dhe shoqata të tjera kulturore kanë aktualizuar kërkesën e tyre për një qendër kulturore në këtë qytet. Gjatë takimit të sotëm me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Kulturës Behixhudin Shehapi, ata kanë kërkuar mbështetjen e nismës së tyre që Shtëpia e Armatës të shndërrohet në qendër për kulturë për shqiptarët në Kumanovë. Shahapi ka premtuar që do të shqyrtojë kërkesën e tyre për një afat të shkurtër por pa dhënë datë konkrete, njofton Alsat-M.

Shehapi gjithashtu ka premtuar nëse nuk mund të përmbushet kjo kërkesë e tyre, do të shqyrtojë mundësitë për ndonjë objekt tejtër që do të vihej në funksion të teatrit dhe Qendrës për kulturë të shqiptarëve në Kumanovë.

Exit mobile version