Site icon PORTALB

Zymberi: Koalicioni BDI- PDSH do të ishte fundi i tyre

Abedin Zymberi

Në emisionin “Rruga e re” Abedin Zymberi duke komentuar koalicionin e mundshëm ndërmjet PDSH-së dhe BDI-së, tha se një koalicion i tillë do ishte fatale për këto dy subjekte dhe do ta mobilizonte popullin shqiptarë që të ngrihet kundër tyre.

“Kam qenë pjesë e PDSH-së, kam arritur ti shoh do veprime që nuk. PDSH është një firmë private e një personi i cili dëshiron ta veproj siç ka dëshiruar vetë. Kjo parit po zhduket, e vetmja formë për të mbijetuar është që të futet brenda BDI-së, por kjo do të ishte shkatërruese edhe për vetë BDI-në dhe për PDSH-në. Nëse do të ndodhte kjo do të ishte vetëvrasje edhe për BDI-në edhe për PDSH-në. Do të kisha dashur kjo të ndodh dhe kjo do të jepte një mesazh për popullin që të mobilizohen kundër tyre”, deklaroi Abedin Zymberi në emisionin Rruga e re në TV Shenja.

Ndërkaq Rafiz Haliti tha se ata janë ta gatshëm të bashkëpunojnë me të gjitha subjektet kur janë në pyetje interesat e shqiptarëve.

Exit mobile version