Site icon PORTALB

Çanta që “nuk të lejon” të nxjerrësh kartën e kreditit (VIDEO)

Të gjithë ata që janë të varur nga blerjet e shumta dhe të shpeshta, mund të ndihmohen nga kjo çantë e zgjuar e cila i bërtit përdoruesit sa herë që ai nxjerrë kartën e kreditit nga brenda.

Në momentin që ai e nxjerrë kartelën e kreditit nga çanta, fillon të dëgjohet një zë mashkulli që thotë “Ktheje atë aty ku ishte”, “Me të vërtetë po të duhet kjo gjë?” duke u dëgjuar me zë të lartë.

Zëri fillon të bëhet edhe më kumbues, për sa më gjatë që kartela është jashtë çantës, duke bërë që përdoruesi të detyrohet të ndaloi së bleri.

“Ti tashmë e ke shpenzuar rrogën” dëgjohet zëri nga çanta e punuar me dorë, që ka një senzor për të detektuar kur karta e kreditit del jashtë çantës dhe  ajo është në dispozicion për dy gjinitë.

Exit mobile version