Site icon PORTALB

ABAZËT dhe ZIJAZËT

Letër e hapur

Letër e hapur

Situatë e egër, jemi njerëz që ende lëvizim si fundërrina të mesjetës. Nuk më preokupon fakti se si sot i mbijetojmë humnerës ose ferrit të Dantes, por më preokupon fakti se gjithçka që bëjnë shqiptarët ndërmjet veti ose më saktësisht Abazët dhe Zijazët është turp e shkuar turpit…

U kërkoj ndjesë Zijazëve për etiketimin e tillë, por thjesht nuk durova më. Thjeshtë më revoltuan shkrimet e studentes sikur “na kërcënuan me…”. Nuk dua të përsëris fjalë që më acarojnë…
Një realitet që është poshtë këmbëve tona, me banorë që të vënë stërkëmbësh, të rrëzojnë, të hedhin baltë, të kërkojnë falje në mes të ditës, për të marrë jetën në mes të natës, pastaj të vrasin, dhe në fund thonë u vetëvra.
Është mjaft interesante ta shohësh reaksionin kimik, asgjësimin e tyre. Mbi të gjitha të dy palët si Abazët ashtu edhe Zijazët do të mbeten dhe do të kujtohen si mostra të degjenerimit të racës së tyre partiake.
Eh, mësuesi i Zijazëve lëshoi sallën, mandej studentët, mandej vërsulja e banditëve të Abazëve, mandej kërcënimi, mandej dalin Abazët shfajësohen, jo ne s’kemi alibi. Turp. Mjaftni më. U lodhëm me broçkullat tuaja. Na lodhët më! Zhdukuni nga pushteti. Ikni.
Ushqimi i tyre është etja për pushtet. Ashtu si peshku që e han peshkun ashtu edhe abazët dhe zijazët bëjnë ndërmjet tyre.
Ka personazhe që mbajnë mbi vete agresivitetin-imoralitetin, Kurthin-gënjeshtrën, keqkuptimin-dhembshurinë, një nga shtatë mrekullitë dhe shëmtitë e shpirtit njerëzor: Falja përballë mosmirënjohjes…
Aty ku e vërteta politike  dhe fantazia e tyre e rremë janë shkrirë bashkë dhe nuk mund të sërviren si provë.
Edhe nëse rasti i tyre një ditë do të kthehet në kronikë të zezë, që nga bota e përtejme do pëshpëritin: “Eh, ne thjeshtë donim t’i shërbenim kurajos qytetare, popullit të mjerë dhe jo stomakut të pushtetit”. E rëndësishme është se tashmë fatura dihet publikisht “Kush kundër kujt” “Cilët mund të vrasin Kë” Dihet, ne se kemi luftën ndërmjet palës tjetër etnike, asnjëherë, ne nuk i urrejmë ata. Respekte për ta…. edhe nëse na pështyjmë do u themi: më fal. Edhe nëse na shajnë do u themi: Respekte. Ne çështjen e kemi ta shkatërrojmë njëri tjetrin.

Kur do e kuptojë ky popull se vriten në mes veti
Kur do e kuptojë ky popull se patriotizmi ka vdekur moti dhe se  ne duam vetëm të mbijetojmë dhe ti rrisim fëmijët.
Kur do e kuptojë ky popull se s’duam të hamë politikë ..
E kur do e kuptojnë Abazët e Zijazët se janë specie drejt zhdukjes.

Ju jeni kamikazë dhe do të mbesni të tillë…. Por kamikazë që vrasin popullin e vet… Shqiptari duhet ta mbrojë njëri tjetrin, shqiptari duhet të ndjehet krenar për shqiptarin, e ju ç’bëni.. Ndoshta fëmijëria u ka mësuar universitetin e gënjeshtrës, pastaj rebelizimin, etjen për pushtet korrupsionin me dëshirë, dhe më vonë hakmarrjen kurse populli i shkretë, viktimizohet brutalisht nga uni politik.
Lufta vazhdon. Rangu i dytë Zijazi kundër Abazit.
Eh, kësaj i thonë politikë… Turp!

Exit mobile version