Site icon PORTALB

Protesta, Selmani: Duan të vendosin për fatin tonë duke anashkaluar interesat tona (FOTO)

Foto nga Protesta e gazetarëve, Portalb

Foto nga Protesta e gazetarëve, Portalb

Për shkak refuzimit të partive politike që të në bisedime të inkuadrohen edhe përfaqësues të gazetarëve, në protestë kanë dalë, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e gazetarëve dhe Instituti maqedonas i mediave, raporton Portalb.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat dhe se nuk do të ndalen së protestuari derisa edhe ata të jenë pjesë e bisedimeve.

“Duan të vendosin për fatin tonë duke anashkaluar interesat tona. Këtu vendoset se a do të kemi media të lira e profesionale, ose makineri propagandistike në duart e partive politike. I pyesim përfaqësuesit e partive politike se pse kundërshtojnë përfshirjen e gazetarëve dhe mediave në bisedime? Çfarë ka të keqe në propozimet e tyre që nuk i ndajnë me opinionin. Ata kanë obligim t’i sqarojnë opinionit se çfarë zgjidhjesh ofrojnë për mediat. Nga përvoja e dimë se kur politikanët fshihen nga opinion, zakonisht punojnë për interesit e tyre të ngushta partiake dhe nuk shqetësohen për qytetarët”, tha Selmani, raporton Portalb.

Ai ftoi faktorin ndërkombëtarë të mos u ndihmojnë këtyre partive politike. Sipas Selmanit, nëse pak e respektojnë Maqedoninë, nuk duhet të mbështesin qëndrimet e politikanëve. “Ne si gazetarë dhe opinion kemi të drejt të dimë se çka vendoset për fatin tonë”, përfundoi Selmani.

Takimi i grupeve që ishte caktuar për sot në Klubin e deputetëve, në lidhje me çështjen e mediave, është anuluar./Portalb

 

Foto nga Protesta e gazetarëve, Portalb
Foto nga Protesta e gazetarëve, Portalb
Exit mobile version