Site icon PORTALB

Egjipt, Vëllazëria mbledh dëshmitë për krimet ndaj tyre

Vëllazëria Myslimane

Vëllazëria Myslimane

Vëllazëria Myslimane është duke përgatitur një dosje me raporte mbi krimet që u bënë ndaj mbështësve të lëvizjes, dhe mbi to do të ngris akuza ndaj Ministrisë së Brendshme të grusht shtetit.

Krimet kundër mbështetësve të paraburgosur të Mursisë po dokumentohen përmes dëshmive dhe deklaratave të familjarëve, ndërsa akuzat kryesore janë vdekjet nga tortura në burg, transmeton mesazhi.

Ky veprim ka për qëllim për të ruajtur të drejtat e përkrahësve të Vëllazërisë Myslimane , të cilët u vranë në përpjekje për të shuar zërin e demokracisë, i tha një burim agjencisë Anadolu.

Njëri nga udhëheqësit e Vëllazërisë, Abdel – Rahman el- Razahi, vdiq të hënën në burg . Një burim nga Vëllazëria ka fajësuar pakujdesinë nga autoritetet e burgut.

Vdekja e tij erdhi vetëm një muaj pasi një tjetër udhëheqës i Vëllazërisë , Safwat Khalil, vdiq në burg muajin e kaluar nga kanceri.

Autoritetet egjiptiane kanë lëshuar një goditje masive mbi Vëllazërinë Myslimane që nga shpërndarja e dhunshme e dy kampeve të protestuesve pro Mursi, ku mijëra protestues u vranë.

Qindra figura të larta dhe të mesmë të grupit, në krye me udhëheqësin suprem Muhamed Badie dhe zëvendësit Khairat al- shater dhe Rashad Bayoumi, tani janë në paraburgim.

Akuzat ndaj tyre shihen nga të gjithë si politikisht të motivuara, ndërsa së shpejti pritet që presidenti i vendit Muhamed Mursi të dalë para gjyqit, për akuza po ashtu të fabrikuara politikisht.

Exit mobile version