Site icon PORTALB

Emigrantët ekonomikë vazhdojnë protestën me heshtje në kufirin Maqedoni-Greqi

Me buzë të qepura dhe në heshtje qindra emigrantë nga Irani vazhduan protestën e tyre me heshtje në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke dashur të tregojnë revoltën e tyre për shkak të asaj se ndalohen në qëllimin e tyre për të vazhduar rrugën drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE), ata edhe sot vazhduan të qëndrojnë të ulur dhe të shtrirë në hekurudhën e kufirit maqedono-grek, duke refuzuar ushqimin.

Kishte edhe të atillë që nga lodhja, uria dhe dehidrimi doemos duhej të pranonin ndihmë mjekësore. Mes tyre ka edhe një numër të madh të fëmijëve dhe grave. Të revoltuar nga ajo se Maqedonia nuk ua hap kufijtë, refuzuan të japin deklaratë për mediat.

Kundrejt grupit nga Irani të cilët protestonin me heshtje, një grup tjetër nga Pakistani dhe Maroku zëshëm brohorisnin “Shpëtoni jetërat tona”.

Ata kërkojnë që të hapet kufiri i Maqedonisë për të vazhduar rrugën drejt Evropës.

Prej sot edhe ata refuzuan ushqimin, duke dashur të solidarizohen me emigrantët e Iranit.

Exit mobile version