Site icon PORTALB

Aktivizohet vullkani kanlaon në Filipine

Vullkani, Foto Ilustrim

Në Filipine është aktivizuar vullkani Kanlaon duke formuar një tym të bardhë dhe shtresa të larta të hirit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Institutit Seizmologjik dhe Shkencës së vullkaneve në Filipine njoftuan se është formuar një tym i bardhë dhe shtresë hiri e lartë 2 mijë metra gjatë shpërthimit të ashpër të vollkanit Kanlaon.

Zyrtarët e aviacionit civili i paralajmëruan pilotët të qëndrojnë larg nga vullkani Kanlaon.

Nga ana tjetër u njoftua se javën e kaluar në vullkanin Kanlaon ndodhën edhe katër tërmete.

Gjatë shpërthimit të vullkanik aktiv Kanlaon në vitin 1996 në Filipine jëtën e humbën tre alpinistë.

Exit mobile version