Site icon PORTALB

Forcat e Asadit bombardojnë rajonin ku u rrëzua avioni rus

Regjimi i Asadit nisi bombardime tokësore në rajonin Bayırbucak të Sirisë ku u rrëzua avioni luftarak i cili e kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e regjimit sirian po gjuajnë me artileri në rajonin Keseb të qytetit Lazkiye në pjesën Kizildag ku u rrëzua avioni luftarak rus.

Zërat e shpërthimit dëgjohen edhe nga qendra e qarkut Yayladagi të qytetit Hatay i cili ndodhet në kufi me Sirinë.

Kizildag i cili ndodhet në rajonin turkmen të Bayirbucak-it ishte nën kontrollin e forcave të regjimit, por më pas u fut sërish nën kontrollin e turkmenëve.

Exit mobile version