Site icon PORTALB

Shpërthim në Athinë, dyshohet për akt terrorist

Greqi, sulmohen shtëpitë e pesë gazetarëve të njohur

Ne kryeqytetin e Greqisë, Athinë është ndermarë një sulm me bombë në ndërtesën qëndrore te dhomës së Biznesit dhe Industrisë (SEB), raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të mara pranë ndërtesës e cila ndodhet në rrugën Ksenofontas në qendër të qytetit është vendosur një bombë me saat nga persona identiteti i të cilëve ende nuk behet i ditur.

Nga shpërthimi i ndodhur në mëngjes reth orës 3.30 sipas orës lokale raportohet se nuk ka te vdekur ose të plagosur, por ka vetëm dëme materiale në një pjesë të godinës. Sulmi ende nuk është marë përsipër nga dikush.

Sipas lajmeve të publikuara në mediat Greke, pak para shpërthimit në dy gazeta kanë erdhur alarme per bombë.

Ndërkohë policia ka marrë masat e sigurisë përreth zonës ku vazhdon ende hetimi, gjithashtu mendohet se pas këtij sulmi mund të jenë grupe terroriste.

Exit mobile version