Për shkak të intervenimeve që do ti kryej EVN Maqedoni, nesër për një periudhë të caktuar nuk do të ketë rrymë në disa lagje të Shkupit.
Nga ora 8:30 deri 12 pa rrymë do të mbeten banorët e fshatit Trubarevë, rrugës Maleshevska Komuna e Kisella Vodës.
Nga ora 8:30 deri 16, pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e rrymës në fshatin Draçevë dhe Cvetovë.
Pa rrymë do të mbeten edhe banorët e lagjes “Stopanski Dvor” në Gjorçe Petrov, rruga “Lerinska” Komuna Qendër, “Teodosij Golloganov” objekti i Tineks dhe Shtëpia e Zjarfikësve në Komunën e Karposhit dhe bulevardi “Kole Nedellkovski” në Komunën Qendër.