Site icon PORTALB

Takim bilateral i ministrit Jashari me ministrin bullgar të Drejtësisë Ivanov

Foto nga ngjarja

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari pas një seri takimesh bilaterale në vendet e Ballkanit Perëndimor: Bosnjë dhe Hercegovinë, Slloveni, Mal të Zi dhe Kosovë, realizoi takim edhe me Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Bullgarisë Hristo Ivanov. Në këtë takim ministrat shkëmbyen përvojat në kuptim të vendosjes dhe funksionimit të sistemeve gjyqësore të të dy vendeve. Ministrat e Drejtësisë diskutuan edhe në kuptim të vendosjes ligjore dhe institucionale si dhe mbikëqyrjen e noterëve, përmbaruesve dhe mediatorëve, zgjidhjet ligjore për unifikimin e praktikës gjyqësore, kushteve për zgjedhje, avancimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.

Ministri Jashari njëkohësisht e informoi homologun e tij bullgar për ligjet e reja të miratuara në sferën e gjyqësorit që janë në drejtim të inkorporimit të standardeve më të reja evropiane dhe ndërkombëtare.

Exit mobile version